Rreth projektit

Rreth projektit

Qëllimi i projektit “Qytetarë të përfshirë për një Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent” është përmirësimi i punës së Kuvendit përmes përfshirjes së qytetarëve në debate informative për rolin e Kuvendit dhe reformat zgjedhore.

Projekti filloi të implementohet në korrik të vitit 2016 dhe do të zbatohet deri në mars të vitit 2018.

Në këtë segmet të projektit, aktivitetet përbëhen nga vëzhgimi i punës së Kuvendit përmes përgatitjes së Indeksit të produktivitet të Kuvendit dhe hapjes së debatit mbi rolin e Kuvendit në procedurën e miratimit të ligjeve dhe nevojës për përfshirje të të gjitha palëve të tanguara nga e njejta.

Në kuadër të projektit do të përgatiten raporte periodike të cilat do ta informojnë opinionin, mediat dhe organizatat qytetare për punën e deputetëve, si dhe për mënyrën se si Kuvendi e kryen rolin e tij që është i rregulluar me Kushtetutë.

Qëllimi përfundimtar është që të kontribuojë në një debat thelbësor për vendimet ligjore, përmes përfshirjes së të gjitha palëve të tanguara në proces, gjë që do të kontribuonte edhe në përmirësim të Indeksit të produktivitet të Kuvendit në të ardhmen.

  • Vëzhgimi i punës së Kuvendit
  • Vëzhgimi i punës së deputetëve
  • Vëzhgimi i komisioneve parlamentare
  • Monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së ligjeve të miratuara
  • Publikimi i Indeksit të Produktivitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
  • Përfshirja / informimi i qytetarëve
  • Përgatitja e studimeve me masa dhe rekomandime konkrete